schedule21:29 – 7 Shkurt, 2022
“Gjykata Kushtetuese është nën presion politik nga maxhoranca për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta”. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në studion e emisionit ‘LOG’ në ABC News. Kryemadhi e argumentoi këtë qëndrim të saj duke thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të kishte dhënë vendim deri më 9 shtator.
“Këtu çështja është politike. Dhe Gjykata Kushtetuese është nën presion politik. Sepse Gjykata Kushtetuese duhet të kishte dhënë vendimin e saj që me 9 shtator, e shkarkon apo nuk e shkarkon”.
Nëse gjykata kushtetuese përballet me presion politik, nga i vjen ky presion? “Nga qeveria. Pse i bën presion politik Ilir Meta. Cfarë ka në dorë Ilir Meta”, u përgjigj kryetarja e LSI.
lajmi në përditësim…