Meta dënon sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës: Shmangni çdo provokim që minon paqen në rajon

April 15, 2022
1 minut lexim

Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook për sulmin ndaj policisë së Kosovës në Zubin Potok.

Meta ka bërë thirrje për shmangien e çdo provokimi  dhe përshkallëzimi të tensioneve që mund të minojnë sigurinë e Kosovës dhe të destabilizojë rajonin.

Postimi i Metës:

Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok.

Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët.

Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Masakra e terrori i dhunës gjenocidale serbe në Sllovi

Story i radhës

Shqipëri, turizmi po ndjen pasojat e luftës në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë