Meta dekreton ligjin për doganën e përbashkët me Greqinë

March 1, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi ligjin për ngritjen e pikës së përbashkët doganore me Greqinë.

“Kjo marrëveshje shkon në funksion të ndërmarrjes së masave të përbashkëta kundër kërcënimeve ndërkufitare nga ana e të dyja autoriteteve, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij, migracionit të paligjshëm, trafikimit të drogave, ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit, si dhe krimeve të rënda”, thuhet në njoftimin e Presidencës shqiptare.

Gjithashtu, Presidenti dekretoi edhe ligjin e ekstradimit të personave mes Shqipërisë dhe Spanjës.

“Kjo marrëveshje synon plotësimin e kuadrit juridik në fushën e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën penale dhe lehtësimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës. Gjithashtu, është për t’u vlerësuar forcimi i lidhjeve mes dy sistemeve të drejtësisë dhe përmirësimi i institutit të ekstradimit lidhur me dorëzimin reciprok të kriminelëve tek autoritetet respektive të të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Medalisti ukrainas rrëmben armët: Nuk iki nga vendi

Story i radhës

Sekretari shtetëror Valmir Aziri vizitoi drejtorin e ansamblit Shkodran Tolaj

Të fundit nga

ShkoLartë