meta bujqesia shqiptare po perballet me nje krize shume te madhe per shkak te qeverise se korruptuar 680938addcf9d

Meta: Bujqësia shqiptare po përballet me një krizë shumë të madhe për shkak të qeverisë së korruptuar

April 23, 2025
1 minut lexim

Presidenti i PL, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se bujqësia shqiptare, ky sektor kaq i madh, kaq i rëndësishëm dhe kaq jetik për vendin, po përballet me një krizë shumë të rëndë si kurrë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë për shkak të qeverisë plackitëse dhe të korruptuar.

Postimi:

Bujqësia shqiptare, ky sektor kaq i madh, kaq i rëndësishëm dhe kaq jetik për vendin, po përballet me një krizë shumë të rëndë si kurrë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë për shkak të qeverisë plackitëse dhe të korruptuar.
Shifrat ulërijnë.

Në Shqipëri buxheti i shtetit 32 milion Euro dhe IPARD 0 milion Euro, totali 32 milion Euro.
Ndërsa subvencionet në Maqedoninë e Veriut:
Buxheti i shtetit 170 milion Euro, IPARD 100 milion Euro, totali 270 milion Euro

Maqedonia e Veriut, një vend më i vogël se ne dhe me potencial zhvillimi më të vogël se Shqipëria e mbështet blegtorinë rreth 8.5 herë më shumë.

Më 11 Maj, vota për koalicionin fitues “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është votë për mbështetjen konkrete me pagesa direkte për bujqësinë dhe fermerin shqiptar, me subvencione për çdo kokë lopë, dele e dhi, si dhe për çdo hektar të mbjellë me perime, pemishte dhe ullinj.

Ne do të mbështesim bujqësinë me 30 miliardë lekë çdo vit dhe me indeksim progresiv në vitet në vazhdim.
Mbështetja e blegtorisë do të realizohet me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të 4-fishuar numrin e krerëve, shpendëve dhe prodhimin vendas.

Pagesë grant të menjëhershme prej 10 mijë euro për çdo biznes të ri bujqësor familjar të krijuar dhe përjashtim të tij nga taksat e tatimet për 5 vite.

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
 VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

gjykimi per vrasjen e vanjes dhe pances vazhdon me 28 prill 6809330f2c010
Story i mëparshëm

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon më 28 prill

vrasja e rreshterit muhamed lika avokati koci del me sqarim 68094207b44cc
Story i radhës

Vrasja e rreshterit Muhamed Lika, avokati Koci del me sqarim

Të fundit nga

WhatsApp-i po thellohet në AI, ky është opsioni i ri

WhatsApp do të lejojë së shpejti përdoruesit të krijojnë sfonde për bisedat duke përdorur Meta AI, raporton Business Standard. Kjo do t’u mundësojë përdoruesve të krijojnë sfonde të personalizuara duke përdorur komanda
ShkoLartë