Mësuesi pedofil, flasin prindërit: Nuk është hera e parë, asnjë masë

November 14, 2024
1 minut lexim

Ngjarja e rëndë që ndodhi në shkollën ‘Sotir Gura’ në Korçë i ka lënë të gjithë të shokuar. Prindër dhe familjarë të nxënësve shprehen të tronditur dhe kërkojnë masa më të shtuara për çdo mësues që bëhet pjesë e sistemit arsimor.

“Çfarë të them unë? Në mësues që duhet të edukojë fëmijët dhe të sillet në atë gjendje? Është shumë e rëndë. Kur mësuesit vihen në detyrë duhet të shikohen mirë, të merret CV e tyre, e kaluara, këtë mendoj”, thotë një prind.

“Këto gjëra nuk janë në moment, që bën këtë gjë, është më përpara, jemi shumë të shqetësuar, më dridhet mishi. Nuk është hera e parë që kemi dëgjuar, po themi hajde se mbase marrin masa, po asgjë, prapë vazhdohet”, shprehet një tjetër.

Të mërkurën mësuesi i shkollës 9-vjeçare ‘Sotir Gura’ në Korçë, i identifikuar nga policia si Bledar Duro u arrestua pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij me mesazhe në ëhatsapp.

14-vjeçaret ngacmoheshin prej gati 1 muaji me mesazhe me përmbajtje të rënda, të cilësuara nga grupi hetimor si mesazhe skandaloze.

Ishin vetë nxënëset së bashku me prindërit që ju drejtuan policisë së Korçës për të denoncuar rastin. Ndërkohë, pas njohjes së rastit të rëndë u bë menjëherë pezullimi i mësuesit Bledar Duro, ndërsa mësohet se nga drejtoria arsimore në vijim do të zbatohet një plan masash shtesë për sigurinë e nxënëseve nëpër shkollat e qarkut.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jo efikasitet ose biznese të dyshimta? Nga largpërçues fituam vetëm një fushë me bar

Story i radhës

Bajqinovci: Kosova, çorba e preferuar e Ramushit

Të fundit nga

ShkoLartë