Nën tingujt e këngëve dhe valleve të ansamblit të kombëtar dhe performancën e shkëlqyer të tenorit Ramë Lahe u festua dita e pavarësisë dhe çlirimit në Athinë.
Të gjendur atje edhe Ministri i shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj theksuan rolin e rëndësishëm që ka diaspora shqiptare kudo ndodhet.
Qeveria greke u përfaqësua prej Tasos Haxhivasiliu, shef i marrëdhënieve me jashtë dhe Bashkimin Europian të Demokracisë së Re.
Haxivasiliu dhe Balla theksuan rolin e rëndësishëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe domosdoshmërinë për hapjen e një faze te re në këto marrëdhënie.
Krenar që ndodhem mes diasporës sonë të mrekullueshëm. Kush do ta mendonte para disa vitesh se shqiptarët do të organizonin festa dhe takime kaq madhështore. Kjo tregon nivelin e lartë të integrimit të tyre dhe njëkohësisht edhe evoluimin e tyre brenda shoqërisë vendase, tha Veliaj.
Burimi: botasot.info