messi vazhdon shkelqimin ne mls shenon dhe i siguron fitoren inter miamit 67e8f8e1bc5d3

Messi vazhdon shkëlqimin në MLS, shënon dhe i siguron fitoren Inter Miamit

March 30, 2025
1 minut lexim

Inter Miami ka marrë një fitore të rëndësishme para adhuruesve të vet, teksa ka mposhtur Philadelphia Union me rezultat 2-1 në një ndeshje që vlente për kreun e Konferencës së Lindjes në MLS.

Inter Miami kaloi në epërsi në minutën e 23-të me golin e Robert Taylor dhe momenti që tifozët e skuadrës nga Miami e prisnin me padurim ndodhi në minutën e 55-të kur Taylor doli nga fusha dhe në lojë u inkuadrua Lionel Messi.

Ylli argjentinas humbi edhe ndeshjet me Kombëtaren e tij pasi ishte dëmtuar dhe përballja me Philadelphian ishte në dyshim.

Megjithatë, ai u rikuperua mjaftueshëm për të luajtur për rreth gjysmë ore dhe kaq mjaftoi që ai të shkëlqejë. Më saktësisht, ai tregoi magjinë e tij vetëm dy minuta pas hyrjes në lojë.

Pas një kundërsulmi, Luis Suarez asistoi te Messi, i cili mbeti në një situatë ballë për ballë me Ian Glavinovich.

Messi bëri një driblim që e ka bërë shumë herë gjatë karrierës së tij dhe me një goditje të bukur realizoi për 2-0.

Inter Miami tani është lider në Konferencën e Lindjes me 13 pikë, një më shumë se Philadelphia në pozitën e dytë.

Ndërkohë Messi në tre sfida të zhvilluara në MLS, ka dy gola të shënuar dhe dy asistime. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bashkepunimi ekonomik kosove maqedoni e veriut keto jane sfidat dhe mundesite per zhvillim 67e8f5610d459
Story i mëparshëm

​Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Maqedoni e Veriut, këto janë sfidat dhe mundësitë për zhvillim

roveri britanik gati per tu nisur drejt marsit ne kerkim te shenjave te jetes 67e8fa0f0a64a
Story i radhës

Roveri britanik gati për t’u nisur drejt Marsit në kërkim të shenjave të jetës

Të fundit nga

Alarmi i Majkos: Nuk duhet të flemë!

Ndryshe nga cfare parashikojne sondazhet, pandeli majko e sheh me skepticizem 11 majin. Si nje beteje jo te lehte per ps, por edhe si nje udhekryq per vendin. Si nje veteran i
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë