Messi shkëlqen kundër ekipit të Edon Zhegrovës

February 6, 2022
1 minut lexim

Lionel Messi ka shkëlqyer me gol dhe asist në fitoren e thellë të Paris Saint-Germain 5:1 kundër Lille, në një ndeshje të Ligue 1 ku Edon Zhegrova debutoi për kampionin francez.

Përfaqësuesi i Kosovës Edon Zhegrova debutoi nga stoli për Lille në minutën e 86-të kur e zëvendësoi Jonathan Bamban, cilit iu bashkua në Baseli në një marrëveshje prej 7 milionë eurove në janar.

Danilo e hapi serinë e golave për PSG-në në minutën e 10-të, para se Steve Botman ta barazonte rezultatin në 1:1 në minutën e 28-të.

Presnel Kimpembe e ktheu epërsinë e skuadrës së Mauricio Pochettinos në minutën e 32-të, pas një asisti nga Messi, i cili vetëm dy minuta më vonë shënoi për ta çuar në 3:1 epërsinë e vizitorëve.

Ky ishte vetëm goli i dytë i Messit në Ligue 1 deri tani dhe asisti i shtatë.

Danilo shënoi edhe një herë në pjesën e dytë, ndërsa Kylian Mbappe e vulosi fitoren e PSG-së duke shënuar për 5:1.

PSG-ja është lider i tabelës me 56 pikë, 13 më shumë se vendi i dytë Marseille.

Lille ngel shumë mbrapa në vendin e 11-të me vetëm 32 pikë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

5 motivet që shtyjnë njerëzit të zgjedhin ndërmarrësinë

Story i radhës

Ditën e hënë rikthehen reshjet e shiut, kështu pritet të jënë kushtet atmosferike në 5 ditët në vazhdim

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë