Messi po vazhdon të magjepsë tifozët e futbollit

Lionel Messi po vazhdon të magjepsë tifozët e futbollit, por këtë herë i veshur me fanellën e Inter Miami.

Në sezonin 2024 ylli argjentinas, Messi ka realizuar 10 gola në 8 ndeshje të luajtura.

Derisa, ka shënuar edhe dy gola të tjerë në tre ndeshje të kampionëve të CONCACAF.

Edhe pse futbollisti argjentinas mund të ketë ndryshuar ligë, aftësia e tij për të thyer pritshmëritë dhe për të ripërcaktuar se çfarë do të thotë të jesh futbollist mbetet e padiskutueshme.

Që nga ardhja e tij në Inter Miami, Messi nuk ka reshtur së shënuari dhe asistuar bashkëlojtarët e tij dhe falë tij klubi i tij ka fituar titullin e parë në historinë e tij.

Story i mëparshëm

Beteja kundër kancerit, Kate Middleton dhe Princi William “po kalojnë nëpër ferr”

Story i radhës

Sulmi ndaj eurodeputetit gjerman, nën akuzë 4 adoleshentë

Të fundit nga