Teksa gjithë futbolldashësit anë e mbanë botës prisnin rikthimin e “pleshtit”, Leo Messi te “katalanasit” e Barcelona, argjentinasi vendosi të kalojë në skuadërn e Inter Miami, e cila luan në Kampionatin amerikan të futbollit, MLS.
Mirëpo, pavarësisht vështirësisë së kampionatit, në një intervistë të publikuar ditët e fundit, Messi është shprehur se do të japë maksimumin e tij, për të ngjitur skuadrën e Inter Miami, në majat e futbollit amerikan.
“Mentaliteti im dhe ajo që kam në kokën time nuk do të ndryshojë, do të përpiqem, kudo që të jem, të bëj më të mirën për veten dhe klubin tim të ri, për të vazhduar të luaj në nivelin më të lartë.
Familja ime dhe unë jemi të kënaqur me vendimin tonë. Jemi gati për sfida të reja, për ndryshime”,- u shpreh 7 herë fituesi i “Topit të Artë”, teksa duket se në “aventurën” e tij të re nuk do të dhurojë asgjë më pak se spektakli.