Ai është duke e kërkuar trofeun e Botërorit por mund ta fitojë edhe Këpucën e Artë dhe Topin e Artë
Pothuajse të gjithë pajtohen që Botërori i 2022 është më i miri nga pesë sa ka marrë pjesë deri me tani Lionel Messi, përderisa ai ndihet i qetë kësaj radhe si brenda ashtu edhe jashtë fushe.
Ambiciet e Messi janë të qartë, pasi që ai dëshiron ta fitojë Botërorin. Për muaj ai është përgatitur me përpikëri, duke e pasur parasysh se duhet të jetë në maje të formës së tij gjatë muajve nëntor dhe dhjetori. Bazuar në paraqitjet e tij deri tani, ju mund të thoni se ai ia ka dal për mrekulli.
Për momentin, Messi është në garë për ta fituar një tripletë unike, e cila do të jetë: fitorja e Botërorit por edhe Këpuca e Artë dhe çmimi e Topit të Artë të Botërorit.
Messi mund ta fitojë një tjetër Top të Artë të Botërorit
Grupi studimoro-teknik i FIFA-së, që udhëhiqet nga Arsene Wenger, ka krijuar një listë me futbollistët më të mirë në këtë garë dhe pastaj me vota të mediave do të zgjidhet futbollisti më i mirë i garës.
Derisa ne duhet të presim finalen dhe gjysmëfinalet, Messi pashmangshëm pritet që të jetë në këtë listë, nëse kemi parasysh paraqitjet e tij deri me tani.
Ai tashmë e ka fituar Topin e Artë më 2014, pavarësisht se humbi në finale kundër Gjermanisë. A do ta përsëritë tani?
Top golashënuesi i Botërorit 2022
Përderisa për Mess është shumë i rëndësishëm fitorja e trofeut për vendin e ti, ai është po ashtu në garë për top golashënuesin, pra në garë për Këpucën e Artë.
Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe i prin garës deri me tani me pesë gola por Messi ka vetëm një gol më pak, katër, i barabartë me sulmuesin tjetër të Francës, Olivier Giroud.
Messi ka pasur vitin më produktiv sa i përket shënimit të golave me Argjentinës. Ky është viti më i mirë kalendarik për të pasi që ai ka shënuar 15 gola për Albiceleste gjatë 2022-ës.
Rekorde të tjera të Messi
Argjentinasi po ashtu ka marrë tri çmime “si lojtari më i mirë deri me tani” – kundër Meksikës, Polonisë dhe Holandës.
Sulmuesi nuk ishte më i mirë vetëm në ndeshjen kundër Australisë, të cilin çmim e mori Alexis Mac Allister, me Messi që tani ka 10 çmime si “Lojtari i ndeshjes” në total në Botëror.
“Armiku” i tij në fushë, Cristiano Ronald ka vetëm shtatë në listën e tij.
Messi ka edhe tjera rekorde këtë Botëror, ku barazoi rekordin e Batistutas si golashënuesi më i mirë i Argjentinës në Botëror me 10 gola të shënuar kurse të martën ai do të barazohet me më së shumti lojë në Botëror me legjendën e Gjermanisë, Lothar Matthaus ku do të luajë ndeshjen e tij të 25-të.