Messi: Më vjen keq që nuk i kërkova dy lojtarëve fanellat

Lionel Messi dikur foli se uniforma e kujt do të dëshironte të shihte në koleksionin e tij të bluzave.

“Më vjen keq që nuk kërkova fanella nga Ronaldo dhe Roberto Carlos, sepse luajta kundër tyre. Do të doja që tani të kisha bluzat e tyre në koleksionin tim”, tha Messi.

Argjentinasi shpjegoi se kishte turp t’u kërkonte bluza në fillim të karrierës së tij.

“Kur u rrita, fillova të mendoj më shumë për mbledhjen e bluzave, për kujtimet. Më parë, nuk më interesonte. Vëllai im Matthias mbajti shumë nga bluzat.

Nuk kam mjaft bluza të disa lojtarëve aktualë në koleksionin tim, por ata ende po performojnë”, tha futbollisti në një intervistë për Ole.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Koalicioni i ri “Anti-Petkov” ‘shkatërron’ mbledhjen e Komisionit për Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Humbi gjyqin me Johhny Depp, Amber Heard do t’i thotë të gjitha në një libër

Të fundit nga