​Messi me shokë rikthehen në shtëpi

Avioni që transportonte kampionët e botës, Argjentinën, mbërriti në Buenos Aires në orët e para të së martës, ndërsa vendi vijon festën për të mirëpritur kapitenin Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës.

Qindra mijëra tifozë pritet të mbushin rrugët e kryeqytetit argjentinas në orët në vijim për paradën e fitores që i dha “yllin e tretë” skuadrës së Argjentinës.

Skuadra fillimisht do të kalojë natën në qendrën stërvitore të Federatës Argjentinase të Futbollit, sipas agjencisë shtetërore të medias “Télam”.

Tifozët janë mbledhur para qendrës stërvitore para mbërritjes së ekipit me fotot e publikuara që shiheshin makina me flamuj argjentinas dhe njerëz që ishin bërë gati të kalonin natën aty.

Që nga e diela pas fitores se Argjentinës ndaj Francës në finalen e Botërorit të Katarit, festimet nuk janë ndërprerë asnjëherë në këtë vend.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

7 gabimet në mediet sociale që dëmtojnë kompanitë

Story i radhës

Fisnik Syla tregon se si e shpërblej Zoti pas bamirësisë

Të fundit nga