Messi ka një paralajmërim për sezonin e ardhshëm

May 30, 2022
1 minut lexim

Lionel Messi ka paralajmëruar se në sezonin e ardhshëm do të jetë ndryshe. 

Ai në sezonin e parë (2021/22) me Paris Saint-Germainin ishte larg atij që ishim mësuar ta shohim te Barcelona.

“Sezoni i ardhshëm do të jetë shumë më i mirë për mua me Paris Saint-Germain, jam i sigurt”, tha Messi për “TyC Sports”.

“Nuk ishte e lehtë pas asaj vere të çmendur. Ishte vërtet e vështirë të kuptoja se çfarë ndodhi, nuk prisja të largohesha nga Barcelona – ishte një tronditje”, shtoi ai.

34-vjeçari tha se tani është ambientuar më mirë dhe se kjo mund t’i ndihmojë atij për sezonin e ardhshëm.

“Duke menduar për mua, individualisht dhe atë që ndodhi këtë vit, mendoj të jem në gjendje ta kthej situatën, të mos kem ndjenjën se kam ndryshuar klub dhe se nuk më ka shkuar mirë. E di që ky vit do të jetë ndryshe, tashmë jam i përgatitur për atë që do të vijë, e njoh klubin, e njoh qytetin, jam pak më rehat me dhomën e zhveshjes, me shokët e mi dhe e di që do të jetë më ndryshe”, deklaroi sulmuesi argjentinas.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” me Paris Saint-Germainin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Në marrëveshjes mes tij dhe klubit francez ekziston edhe opsioni që Messi të vazhdojë kontratën edhe për një tjetër vit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në UT u mbajt debat për Shkollën Normale, si institucion për përgatitjen e mësuesve dhe si flakadan i përhapjes së diturisë

Story i radhës

(VIDEO) VMRO e dorëzoi zyrtarisht interpelancën për Xhaferin

Të fundit nga

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi

Ministri i Jashtëm i Italisë vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm Italian vjen për vizitë në Kosovë, takohet me misionin e KFOR-it Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka ardhur në Kosovë. Kështu raporton faqja zyrtare e
ShkoLartë