Messi i kërkon Argjentinës…

November 24, 2022
1 minut lexim

Humbja me Arabinë Saudite nuk ka kaluar pa u analizuar në kampin argjentinas.

Më shumë se në planin taktik, grupi duhet të lërë pas shokun që ka pësuar për të mos e lënë këtë disfatë të ndikojë në vazhdimësinë e tyre në këtë kompeticion.

Para ndeshjes, si Lionel Messi dhe trajneri Skaloni kishin folur për rëndësinë e nisjes mbarë të Botërorit, por me debutimin që doli jashtë parashikimit, dyshes nuk i ngelet gjë tjetër veçse të synojë triumfin në ndeshjet e radhës.

Për këtë ka qenë i menjëhershëm ballafaqimi i skuadrës në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Lusail”, ku kryefjalë ishte bërë qetësia, bashkimi dhe ringritja, ashtu siç kishte deklaruar Mesi në konferencën pas ndeshjes.

Ishte pikërisht kapiteni që u përcolli këtë mesazh edhe shokëve të tij të skuadrës, zëri i të cilit ishte i vetmi që u dëgjua në atë mbledhje, e cila zgjati rreth një orë, për t’u kujtuar të gjithëve synimet dhe cilësinë e grupit.

Siç raporton “Tyc Sports”, kapiteni ka marrë një betim nga i gjithë grupi për të mos lejuar më një të tillë, por reflektimi u duk i menjëhershëm edhe në rrjetet sociale, aty ku postimet pas ndeshjes të të gjithë bardhekaltërve kishin në fokus bashkimin dhe optimizmin për dy ndeshjet e ardhshme.

E ndërsa kanë nisur përgatitjet për Meksikën, trajneri Skaloni ka dashur të qetësojë gjithë grupin, që pas stërvitjes së djeshme ka pasur kohën e lirë për të takuar familjarët dhe për të gjallëruar situatën gri që mbizotëronte në kampin argjentinas.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Flori Mumajesi në lidhje dashurie me gruan e zyrtarit qeveritar shqiptar?

Story i radhës

Xhaferit do t’i ndahet titulli “Doctor honoris causa” nga Kolegji universitar “Qiriazi” në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë