messi i jashtezakonshem shenon het trik brenda 11 minutave inter miami thyen nje rekord te madh 6714a80664bd0

Messi i jashtëzakonshëm, shënon het-trik brenda 11 minutave – Inter Miami thyen një rekord të madh

October 20, 2024
1 minut lexim

Inter Miami ka marrë fitoren e 22-të këtë edicion në MLS në ndeshjen e fundit të kampionatit të rregullt para se të filloj gara e ‘Play-Off’.

Të udhëhequr nga Leo Messi, Inter Miami ka triumfuar me rezultat 6-2 para adhuruesve të vet përballë New England Revolution të sulmuesit shqiptar Giacomo Vrioni dhe në fund festuan edhe titullin e sezonit të rregullt në MLS.

Në fakt Leo Messi nuk ishte fare titullar në këtë sfidë dhe u inkuadrua në minutën e 58-të për të dhuruar spektakël.

Gjeniu argjentinas shënoi tre gola brenda 11 minutave (78′, 81′ dhe 89′) për rezultatin përfundimtar 6-2.

Kjo fitore ka qenë shumë e veçantë për Inter Miamin, pasi ka thyer një rekord të madh në MLS, duke u bërë skuadra me më së shumti pikë brenda kampionatit të rregullt.

Inter Miami ka grumbulluar 74 pikë dhe rekordin e mbante pikërisht kundërshtari i saj New England Revolution me 73 sosh.

Tre golat e tjerë për Inter Miamin në këtë sfidë u shënuan nga Luis Suarez me dy realizime dhe Cremaschi me një tjetër.

Leo Messi e mbylli sezonin e rregullt në MLS me statistika të jashtëzakonshme ku shënoi 20 gola dhe ka dhuruar 17 asistime, derisa Luis Suarez gjithashtu ishte fantastik me 20 gola e nëntë asistime.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

enca jep lajmin e madh per fansat e saj 6714a71c2b3e2
Story i mëparshëm

Enca jep lajmin e madh për fansat e saj

revista franceze shqiperia destinacioni turistik me trendi i momentit 6714b29324330
Story i radhës

Revista franceze: Shqipëria, destinacioni turistik më trendi i momentit

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka parashikuar mot të vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius. Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet

Theo Hernandez drejt Juventusit

Milani do të dëgjojë oferta për Theo Hernandez këtë verë, dhe duket se francezi madje mund të qëndrojë në Serie A.  Në 14 ditët e fundit, situata e Theos është përkeqësuar shumë
ShkoLartë