Messi frikëson Argjentinën

November 5, 2022
1 minut lexim

Lionel Messi do t’i mungojë Paris Saint-Germainit në ndeshjen e radhës në Ligue 1, në udhëtim kundër Lorientit.

Klubi parisien ka njoftuar se argjentinasi do të mungojë në këtë ndeshje, si masë paraprake për shkak të një lëndimi rreth tendinit të akilit

Mungesa e nesërme e 35-vjeçarit ka shkaktuar frikë te Kombëtarja e Argjentinës, pasi kanë mbetur edhe 2 javë deri te fillimi i Kupës së Botës “Katar 2022”.

Megjithatë, Messi pritet se do të rikthehet në stërvitje javën tjetër për një ndeshje të mbetur të PSG-së, kundër Auxerre.

PSG-ja gjithashtu konfirmoi edhe mungesat e Keylor Navasit, Presnel Kimpembes dhe Fabian Ruizit, të cilët gjithashtu janë të lënduar.

Ndryshe, ndeshja mes Lorientit dhe Paris Saint-Germainit do të zhvillohet të dielën, nga ora 13:00.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Integrimi në BE është kompleks nga çështje për të cilat nevojiten vendime me konsenzus të gjerë politik

Story i radhës

Borrell takon Çavuşoğlun, falënderon rolin e Turqisë në vazhdimin e marrëveshjes së drithit

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë