Messi do t’i blejë 35 për qind të aksioneve të këtij klubi

May 17, 2022
1 minut lexim

Lionel Messi duket se është i vendosur për t’u transferuar me familje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediumi “DIRECTV” njofton se ylli argjentinas do t’i japë fund eksperiencës në futbollin evropian gjatë verës së vitit 2023.

Gjithnjë sipas mediumit amerikan, shtatë herë fituesi i Topit të Artë do t’i blejë 35 për qind të aksioneve të klubit Inter Miami, i cili është në pronësi të legjendës angleze, David Beckham.

Gazetari i mediumit “DIRECTV” po ashtu njofton se kontrata tashmë është në tavolinë dhe se e ka parë një i afërt i tij.

Kjo kontratë, vijon ai, do të nënshkruhet kah mesi i muajit gusht të këtij viti.

Me këtë rast, Messi do të përfundojë në ligën MLS nga vera e vitit 2023, ku do të luajë dhe do të jetë aksionar i klubit.

Me gjasë, ylli argjentinas do ta kalojë edhe një vit në Paris Saint-Germain, ose eventualisht të transferohet në Barcelonë, për sezonin e fundit dhe lamtumirës me “Blaugrana”.

Vitin tjetër ai do të jetë 36 vjeç dhe po planifikon që vitet e fundit të karrierës t’i kalojë përtej Atlantikut.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A po kërkon VMRO vetëm zgjedhje apo janë të tjera agjenda të kësaj partie në këto momente delikate?!

Story i radhës

Erdogan thotë se nuk do ta miratojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Të fundit nga

ShkoLartë