Messi dhe Neymar spektakolar, PSG fiton thellë

1 minut lexim

PSG tregoi sërish se është skuadra për t’u mposhtur në Francë, pasi e nisi sezonin me një triumf me goleadë 0:5 në

transfertën ndaj Clermont. Në mungesë të Mbappesë së dëmtuar, trajneri Galtier përdori rreshtimin 3-4-3, me Messin, Neymar dhe Sarabian në repartin e sulmit.

Kryeqytetasit dominuan totalisht dhe që në minutën e 9’ Messi asistoi për Neymar, i cili nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë. Në të 26-ën, ishte Neymar që asistoi për Hakimin, që dërgoi shifrat në 2-0, ndërsa në të 38-ën braziliani asistoi për Marquinhos, i cili shënoi edhe golin e tretë.

Në pjesën e dytë, në skenë u ngjit Lionel Messi, që në të 80-ën shënoi golin e katërt, ndërsa në të 86-ën të pestin për PSG-në, me një “biçikletë” të bukur që mori edhe duartrokitjet e tifozëve vendas.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Sa minuta ecje na duhet në ditë?

Story i radhës

​Pse duhet të shmangni dushin e ftohtë në verë?

Të fundit nga