Mësoni 6 mënyrat se si mollët mund t’ju ndihmojnë të dobësoheni

March 21, 2022
1 minut lexim

Megjithëse ka dieta të njohura që nuk rekomandojnë të hani mollë për shkak të se përmbajnë numër të lartë të karbohidrateve, informacioni se mollët nuk mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë është keqinterpretuar plotësisht.

Në fakt, mollët janë me të vërtetë një nga ushqimet më të shëndetshme që mund t’i hani, dhe duhet të jenë absolutisht pjesë e rregullt e planit tuaj të ushqyerjes së shëndetshme.

Mollët ju ngopin mjaftueshëm

Kanë pak kalori

Janë të pasura me fibra

E përmbushin dëshirën për të përtypur

E pengojnë ngrënien e tepërt

E parandalojnë rritjen e sheqerit në gjak

Midis përmbajtjes së lartë të fibrave, karbohidrateve komplekse dhe të gjitha atyre mikroelementëve dhe antioksidantëve, kjo frutë e vogël dhe e zakonshme, me të vërtetë mund të bëjë mrekulli për trupin tuaj dhe për humbjen e peshës.

Plus, mollët janë natyrshëm të ëmbla falë fruktozës së frutave, ndërsa nuk përmbajnë shumë kalori. Prandaj, çfarë ka për të mos dashur tek mollët?

Mënyra më e mirë për ta shijuar mollën është duke e shoqëruar atë me ndonjë tjetër përbërës që ju ndihmon të ndiheni të ngopur për një periudhë edhe më të gjatë kohore. Për shembull, hajeni një mollë të kombinuar me 2 lugë gjalpë kikiriku. Jo vetëm se është një kombinim i shijshëm, ju gjithashtu do të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur.

Zgjedhja e një molle si burim i karbohidrateve në vaktin tuaj të ushqimit, gjithashtu mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për marrjen e fibrave të domosdoshme për trupin, ndërsa ushqimi juaj mbetet me pak kalori.

Pra mos harroni që mollët mund t’i shoqëroni me produkte të ndryshme si, arroret, djathi apo gjalpi i kikirikut, mund t’i përdorni në sallatë me mish pule dhe me salcë të përbërë nga vaji i ullirit dhe uthulla apo lëngu i limonit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

OKB thotë se 925 civilë janë vrarë që prej fillimit të luftës në Ukrainë

Story i radhës

​Mancini: Qëllimi ynë është të fitojmë Kupën e Botës

Të fundit nga

ShkoLartë