Mësoi në mënyrën më të veçantë se do të bëhej gjysh! Vajza e Eminem zbulon gjininë e bebit, reperi do të bëhet me…

min lexim

Eminem do të bëhet me një nip! Ishte vajza e tij shtatëzanë Hailie Jade Scott, dhe bashkëshorti i saj të cilët zbuluan gjininë e bebit në një podcast.

Ata mbajtën në duar një tullumbace të mbushur me ngjyrë blu dhe teksa ajo plasi ata thirrën njëzëri “Është djalë”.

Hailie u shpreh se ata janë shumë të emocionuar që cdo të beëhen prindër për herë të parë duke shtuar se burri i saj Evan mezi po pret të ketë një “shok të vogël” që ta marri me vete për gjueti dhe golf.

Lajmi i shtatëzanisë u bë i ditur gjatë publikimit të këngës “Temporary” që Emoinem lançoi.

Në video, reperi dhe Hailie ndajnë një moment emocionues në një verandë. Hailie i dorëzon babait të saj një fanellë të Detroit Lions me “Gjysh” të shkruar në anën e pasme, e ndjekur nga një ekografi e foshnjës së saj.

Eminem me një pamje të shokuar dhe të gëzuar, duke shënuar një moment emocionues dhe domethënës për të.

Hailie u martua me të dashurin e saj prej vitesh Evan Mçlintock, në maj të 2024.

Videoja muzikore përmban gjithashtu pamje nostalgjike të rritjes së Hailie-t, duke kapur momente kryesore të jetës së saj, përfshirë klipe nga dasma.

Eminem, i cili e ka përmendur shpesh Hailie-n në këngë gjatë gjithë karrierës së tij, tani po përgatitet për një kapitull të ri si gjysh.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

MPB jep informacione zyrtare për aksidentin në Gostivar

Të fundit nga

Zvicra do fitore

Zvicra del me kapitenin Xhaka në fushën e Serbisë! Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes