Mësohet identiteti i tre viktimave/ MPB me detaje të reja për aksidentin e rëndë në afërsi të tunelit në Katllanovë

1 minut lexim

 

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 17:35, automjeti i pasagjerëve “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 32 vjeçari O.D. nga Velesi ka dal nga rruga dhe është rrokullisur.

“Nga plagët e marra në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë, A.N (37), J.A (47) dhe D.C. (66), që të tre nga Velesi. Ndërsa, me lëndime të rënda ka mbetur shoferi O.D. dhe pasagjerët të tjerë Z.S. (59) B.Z. (67) H.H. (33) dhe B.P. (41), të gjithë nga Velesi”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kontroll në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi inspektues nga SPB-Shkup dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion.

Prokuroria njoftoi dje se në vendngjarje është thirrur eksperti rrugor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Aktori i njohur pjesë e Big Brother VIP Kosova 3?

Story i radhës

Edhe një aktivist tjetër rus kundër luftës detyrohet të largohet nga Serbia

Të fundit nga