Massimiliano Allegri fshin përfundimisht historinë me Ambra Angiolini-n dhe nis një tjetër me Nina Lange Barresi-n.
Çifti është parë në rrugët e Luganos i kapur për dore dhe në pamje të parë shumë të dashuruar.
Dihet shumë pak për të fejuarën e re të trajnerit të Juventusit. Mediat italiane gjithsesi kanë mundur të gërmojnë diçka në jetën e saj duke zbuluar se ajo zotëron një shoqëri konsulence menaxheriale.
Kaq është zbuluar rreth bukuroshes brune që vazhdon të mbetet misterioze për arkivin e mediave rozë.
Allegri e mbylli historinë me aktoren Angiolini pak muaj më parë, vendim që nuk u prit mirë nga Ambra.