Mësohet arsyeja pse Liverpooli do të ngrit kopjen e trofeut të Premier Ligës nëse e fiton titullin

Për herë të dytë brenda katër sezoneve, gara për titull në Premier Ligë do të vendoset në ditën e fundit mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt, ku nga një trofe do të vendoset në stadiumet e dy skuadrave këtë të diele.

Ka qenë një tjetër sezon me perfeksionin që kërkohet për të qenë në garë për titullin e Premier Ligës, dhe pas 37 xhirove, Cityn dhe Liverpoolin i ndanë në tabelë një pikë e vetme.

Në mënyrë që Liverpooli ta fitojë trofeun e madh anglez, City duhet të barazojë ose humbasë ndeshjen e fundit kundër Aston Villas, kurse skuadra e Jurgen Klopp duhet me çdo kusht ta mposht Wolverhamptonin.

Dhe nëse kjo kthesë e ngjarjeve do të ndodhte në favor të Liverpoolit, kapiteni Jordan Henderson do të ngrit një kopje të trofeut të Premier Ligës në “Anfield”, dhe jo atë real.

Kjo gjë do të ndodhte për shkak se Premier Liga do të dërgojë një ekip prezantues në stadiumin “Etihad” dhe në “Anfield” të dielën, por trofeu i vërtetë do të qëndrojë në qytetin e Manchesterit së bashku me shefin ekzekutiv Richard Masters.

Po ashtu, siç raportohet nga “The Telegraph”, klubi triumfues do të shpërblehet me 40 medalje kampioni nga Premier Liga.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Nesër shkollat nuk punojnë, vjen reagimi i MASHTI-t

Story i radhës

Rrufeja shkakton zjarr të madh në Greqi

Të fundit nga