Mësohet arsyeja e ndarjes së Kendall Jenner dhe Devin Booker

min lexim

Kendall Jenner dhe ylli i NBA-së, Devin Booker, të cilët sapo u ndanë pas dy vitesh së bashku, kishin ide të ndryshme dhe të dy janë të fokusuar në karrierën e tyre, sipas një burimi për Page Six.

“Derisa kujdesen akoma për njëri-tjetrin, Devin nuk do të propozonte martesë dhe prioriteti i tij është karriera”, thotë burimi. “Karriera e Kendall dominon gjithashtu jetën e saj”.

Booker, 25 vjeçar, është në Phoenix Suns, teksa ylli televiziv Jenner, 26 vjeçare, është e zënë me karrierën shumë të suksesshme në fushën e modelingut.

Dyshja së fundmi morën pjesë bashkë në dasmën e Kourtney Kardashian dhe bateristit të Blink-182 Travis Barker në Itali. Pas kësaj, ata u panë në ditëlindjen e shoqes Jenner Anastasia “Stassie” Karanikolaou në Los Angeles.

Të njëjtit nisën takimet në pranverën e vitit 2020, por nuk e bënë lidhjen publike deri në Ditën e Shën Valentinit të vitit 2021 kur Jenner postoi një foto të saj dhe Booker duke u përqafuar.

“Pas dy vitesh ata vendosën të flisnin me njëri-tjetrin”, thotë burimi. “Dhe meqenëse ata nuk po ecnin përpara, ishte koha për të marrë një pushim, ndoshta përgjithmonë”.

Entertainment Tonight fillimisht dha lajmin për ndarjen e tyre, me një burim tjetër që theksoi se çifti ‘ishin në rrugë të ndryshme’.

“Kendall është e rrethuar nga miqtë e saj më të ngushtë për momentin”.

Kendall më parë ishte në lidhje me yjet e NBA-së, Jordan Clarkson dhe sulmuesin e fuqishëm të Brooklyn Nets, Blake Griffin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Athletic Bilbao me president të ri

Story i radhës

Ukraina thotë se Rusia synon të tërheqë Bjellorusinë në luftë

Të fundit nga