mesimi permendesh a do te kete kosova rezultate me te mira ne testin pisa 68183b0874158

“Mësimi përmendësh”, a do të ketë Kosova rezultate me të mira në testin PISA?

May 5, 2025
1 minut lexim

Kanë mbetur edhe pak ditë kur nxënësit në Kosovë pritet të nënshtrohen testit PISA.

Në muajin maj është paralajmëruar që afër 7 mijë nxënës do të vlerësohen.

Drejtori i arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahin ka bërë të ditur se kryeqyteti i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike.

“Jemi përgatitur si nga ana logjistike sikurse nga ana infrastrukutore kemi siguruar ato hapësirat i kemi ndarë të gjitha informatat me Ministrin e Arsimit sepse ju e dini që organizimi bëhet në bashkëpunim me ta. Janë duke bërë përgatitje në vazhdimësi edhe pse unë theme që nuk bëhen përgatitjet në momentet e fundit por prap se prapë një përforcim është duke iu dhënë nxënësve, uroj të ngitem sa me lartë në listën e PSIT-es”, thotë Shahin.

Por a pritet që Kosova të këtë rezultate me të mira në testin PISA këtë vit?

“Në vlerësimin tonë nuk besojmë qe do te ketë ndonjë ndryshim te madhe ne rangim në testin Pisa, për arsye shumë të logjikshme nuk ka ndonjë ndryshim nga mësimdhënia tradicionale me epiqendre memorizimin qe ka zbatim ne gjitha shkollat në Kosovë. Ajo se cka na ofrohet nga shkollat në mësimdhënie është e kundërt me atë se çka kërkohet nga testi Pisa”, thotë Rinor Qehaja ekspert i arsimit.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje edhe në Ministrin e Arsimit rreth përgatitjeve që janë bërë por nuk ka marrë përgjigje deri në transmetimin e kronikës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

olivia jade shkelqen ne miami mes thashethemeve per ndarje me jacob elordi 681803badff78
Story i mëparshëm

Olivia Jade shkëlqen në Miami mes thashethemeve për ndarje me Jacob Elordi

horoskopi ditor e hene 5 maj 2025 68183bfcc8653
Story i radhës

Horoskopi ditor, e hënë 5 maj 2025

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë