Weston Meckennie ka fituar besimin e trajnerit Massimiliano Allegri dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventus edhe për sezonin e ardhshëm.
Në fakt, viti i kaluar nuk ishte me shumë fat për amerikani që u dëmtua dhe e përfundoi para kohe sezonin.
Megjithatë, tashmë ka nisur fazën përgatitore dhe shpreson të jetë i gatshëm nga ndeshja e parë e bardhezinjve dhe sidomos në sfidat vendimtare.
Mesfushori zbulon pak edhe nga stërvitja që po aplikon Allegri teksa thekson se nisin përgatitjet në 08:30 të mëngjesit deri në 20:30 të mbrëmjes.
“Ne stërvitemi dy herë në ditë, mbërrijmë në stërvitje në orën 08:30 të mëngjesit dhe e mbyllim në 20:30 të mbrëmjes. Është nga ato rastet kur në fund të ditës mendon; “O Zot sa e lodhshme ishte kjo ditë”, tregon Meckennie.