Sparta e Pragës arriti një fitore të madhe përballë Plzen.
Skuadra kryeqytetase fitoi 2:1 me përmbysje dhe vijon të kryesojë kampionatin çek bashkë me Slavian e Pragës.
Qazim Laçi luajti gjatë gjithë ndeshje, duke qenë protagonist në golin e barazimit (45+3’).
Mesfushori i kombëtares kuqezi gjuajti me kokë, grushtoi portieri i Plzen dhe më pas shënoi Jan Kuchta.
Sparta ia doli të gjente golin e fitores në minutën e 14’ shtesë.
Falë një penalltie të Ladislav Krejci.
Dy skuadrat kryeqytetase renditen në vendin e parë të renditjes me nga 65 pikë.