Mesazhi nga Tirana i ambasadores izraelite për liderin e ri të Hezbollah: Do shkosh te paraardhësit nëse sulmon Izraelin

November 1, 2024
min lexim

Ambasadrorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Log.’ në Neës24 të gazetarit Endri Xhafo, tha se “ne nuk kemi dëshirë të fillojmë një luftë me Iranin, por mendoj se ata duhet ta kuptojnë se Izraeli është në gjendje të reagojë”.

Referuar sulmit që Izraeli iu kundërpërgjigj Iranit, Peleg tha se ishte e qartë që ky sulm ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara, mesazhi nuk vjen vetëm nga Izraeli. Pra që Irani të frenojë agresivitetin e sulmit të tij në rajonin tonë dhe të mos e sulmojë më Izraelin.

Referuar eliminimeve të drejtuesve të dy organizatave që konsiderohen terroriste, Hamas dhe Hezbollah, ambasadorja e Izraelit në Tiranë tha se  Haniyeh, Sinëar, Nasrallah, janë vrasës në masë. “Këta janë njerëzit që qëndrojnë pas masakrës së tmerrshme që ndodhi në Izrael më 7 tetor 2023. Këta janë njerëzit që vrisnin civilë pa hezitim. Dhe ata ishin udhëheqësit e disa organizatave shumë të forta terroriste në rajonin tonë. Dhe mesazhi është se nëse Izraeli dëshiron t’ju eliminojë, mund t’ju gjejë. Pra, mos u ngatërroni me ne. Fakti që këto organizata po sulmojnë civilët në Izrael është diçka që duhet të jetë shumë, shumë e qartë, jo vetëm për ta, por për të gjithë botën, se ne nuk po përpiqemi të sulmojmë civilët. Ne po përpiqemi të arrijmë tek ata që qëndrojnë pas këtyre sulmeve terroriste, ata që qëndrojnë pas masakrës dhe ata duhet të paguajnë. Dhe gjithashtu është një mesazh i fortë për organizatën e tyre dhe për ata që i dërgojnë, se ne mund t’i gjejmë dhe mund t’i eliminojmë”, tha Peleg në intervistën ekskluzive për emisionin “Log.” në Neës24.

Izraeli ndërmori sulme të drejtpërdrejta kundër Iranit të shtunën e kaluar, si një hakmarrje e një rëndësie të veçantë ndaj breshërisë së raketave balistike që Teherani lëshoi ndaj Izralit në fillim të tetorit. Katër anëtarë të ushtrisë iraniane u vranë në këtë sulm, sipas raportimeve të mediave shtetërore, kurse Teherani deklaroi më pas se rezervon “të drejtën” të mbrohet. Megjithatë, Irani e minimizoi sulmin në përgjithësi, duke raportuar dëme të kufizuara në baza ushtarake. Udhëheqësit botërorë po i bëjnë tani thirrje të dyja palëve që të shmangin një luftë më të gjerë rajonale. Cilat janë opsionet ushtarake kundër Iranit?

Ambasadorja izraelite – Faleminderit për këtë pyetje. Para së gjithash, kjo nuk ishte një hakmarrje. Më lejoni t’i vendos gjërat në perspektivë. Kjo është hera e dytë që Irani po sulmon drejtpërdrejt Izraelin, qytetarët e Izraelit. Kishim një sulm me raketa në prill, dhe tani kishim një sulm të dytë me raketa në Izrael, pa dallim. Izraeli duhet të reagonte. Tani, ne i dërguam mesazh Iranit që të frenohet në sulmet e tij ndaj Izraelit. Nuk është kjo mënyra e vetme që ata po sulmojnë Izraelin. Ne e dimë që ata kanë aleanca me organizata terroriste përreth Izraelit. Por kjo ishte hera e dytë që Irani e sulmoi Izraelin drejtpërdrejt, dhe Izraeli duhej të përgjigjej për të dërguar një mesazh. Sigurisht, sulmi ndaj Iranit nuk reflekton të gjitha kapacitetet e Izraelit. Ne mund të shkaktojmë shumë më tepër dëme. Por ishte sa për të dërguar një mesazh, pikësëpari. Së dyti, ne shënjestruam disa nga objektivat strategjikë në Iran. Pra ideja me të vërtetë ishte të godisnim disa site strategjikisht të rëndësishme për të dëmtuar kapacitetet raketore, të raketave balistike të Iranit, dhe kryesisht për të dërguar një mesazh. Dhe mendoj se mesazhi ishte shumë i qartë. Tani, sa i përket qëllimeve të Izraelit, ne nuk kemi dëshirë të fillojmë një luftë me Iranin. Por mendoj se ata duhet ta kuptojnë se Izraeli është në gjendje të reagojë. Dhe mendoj se përderisa ishte e qartë që ky sulm ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara, mesazhi nuk vjen vetëm nga Izraeli. Pra që Irani të frenojë agresivitetin e sulmit të tij në rajonin tonë dhe të mos e sulmojë më Izraelin.

Zonja ambasadore, meqë po flisni për mesazhe, vrasjet e shënjestruara të Ismail Haniyeh në Teheran, – dhe kjo ishte arsyeja e parë pse Irani sulmoi Izraelin, kujtoj që Ismail Haniyeh ishte lider i politik i Hamas, Yahya Sinëar në Rripin e Gazës, Hasan Nasrallah i Hezbollah në Liban, shpërthimet në distancë të pagers-ve dhe radiomarrëseve të militantëve të Hezbollah, të gjitha këto kanë dëshmuar aftësi operacionale të shërbimeve të inteligjencës izraelite për të gjurmuar, zbuluar dhe eliminuar kundërshtarë të rrezikshëm në operacione të komplikuara. Cili është mesazhi që dëshironi të jepni?

Ambasadorja izrealite – Të gjithë emrat që ju përmendët, Haniyeh, Sinëar, Nasrallah, këta janë vrasës në masë. Këta janë njerëzit që qëndrojnë pas masakrës së tmerrshme që ndodhi në Izrael më 7 tetor 2023. Këta janë njerëzit që vrisnin civilë pa hezitim. Dhe ata ishin udhëheqësit e disa organizatave shumë të forta terroriste në rajonin tonë. Dhe mesazhi është se nëse Izraeli dëshiron t’ju eliminojë, mund t’ju gjejë. Pra, mos u ngatërroni me ne. Fakti që këto organizata po sulmojnë civilët në Izrael është diçka që duhet të jetë shumë, shumë e qartë, jo vetëm për ta, por për të gjithë botën, se ne nuk po përpiqemi të sulmojmë civilët. Ne po përpiqemi të arrijmë tek ata që qëndrojnë pas këtyre sulmeve terroriste, ata që qëndrojnë pas masakrës dhe ata duhet të paguajnë. Dhe gjithashtu është një mesazh i fortë për organizatën e tyre dhe për ata që i dërgojnë, se ne mund t’i gjejmë dhe mund t’i eliminojmë.

Ju e keni bërë, – kur them “ju”, kam parasysh shtetin e Izraelit, – që e ka bërë këtë gjë me organizatën e “Shtatorit të Zi” pas masakrës së Mynihut në vitin 1972, ku humbën jetën 11 anëtarë të ekipit olimpik izraelit, e keni bërë në 2008 në bashkëpunim Mossad-CIA me Imad Mughniyeh, i ashtuquajturi “Fantzma e Bejrutit”. Pyetja që kam është, çfarë fati e prej liderin e ri të Hebollah, Naim Qassem?

Ambasadorja izraelite – Nuk e di. Personalisht, shpresoj t’i bashkohet paraardhësve të vet. Por nuk mund ta them. E vetmja gjë që unë mendoj se ai duhet të dijë, është që ne po e vëzhgojmë. Pra, nëse planifikon të sulmojë Izraelin, ka për ta paguar!

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mexhiti: BDI le të përgatitet për të qenë edhe gjatë kohë në opozitë

Story i radhës

Haradinaj: Nëse i fitoj zgjedhjet, Kosova në NATO brenda vitit të parë

Të fundit nga

ShkoLartë