Mesazhi i Shevchenkos para derbit Milan-Inter

March 1, 2022
1 minut lexim

Ish-reprezentuesi i Ukrainës Andry Shevchenko ka dhënë një mesazh para tifozëve të cilët janë në stadiumin “San Siro” për të parë nga afër derbin e gjysmëfinales së Kupës së Italisë ndërmjet Milanit dhe Interi.

Shevchenko u paraqit në ekranet gjigante të stadiumit ku dha mesazhin duke kërkuar mbështetje për popullin e Ukrainës që po kalon momente të vështira pas agresionit rus të filluar ditë më parë në këtë vend, transmeton KosovaPress.

Ky ishte mesazhi i tij që mori duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në stadium:

“Të dashur miq italianë, nga “San Siro” ju kërkoj të ndjehet mbështetja juaj për paqen në Ukrainë. Populli ukrainas dëshiron paqe, sepse paqja nuk ka kufij, sepse ajo që na bashkon duhet të jetë më e fortë se ajo që na ndan. Le t’i japim fund kësaj lufte së bashku. Një përqafim për të gjithë”, ka thënë ish-sulmuesi i Milanit

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në fjalimin e presidentit Biden mbi gjendjen në vend, pritet të dominojnë Ukraina, pandemia dhe ekonomia

Story i radhës

Skuadra e kategorisë së dytë shokon Tottenhamin e Contes!

Të fundit nga

ShkoLartë