mesazhi i ministrit bujar osmani ne shenimin e 22 vjetorit te marreveshjes kornize te ohrit 64d8e8590aca3

Mesazhi i ministrit Bujar Osmani në shënimin e 22 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

August 13, 2023
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përmes një shkrimi sot ka përcjellë mesazh për shënimin e 22 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

“Një nga Marrëveshjet e rralla të paqes që krijuan model funksional dhe afatgjatë për promovimin e vlerave bashkëkohore si: paqe, stabilitet dhe prosperitet; respektim të të drejtave kolektive, barazi dhe promovim të bashkëjetesës; liri, demokraci dhe respektim të të drejtave individuale.
Marrëveshja Kornizë e Ohrit paraqet kthesë historike të rëndësishme, tashmë të gërshetuar edhe në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.
Dialogu, politikat e kompromisit, kultura e dialogut politik paraqesin vlera të rëndësishme në krijimin e shoqërive të përparuara dhe të bashkuara.
Kjo është e rëndësishme edhe sot, kur edhe një herë gjendemi në një kthesë të re, që t’i sigurojmë të ardhme evropiane vendit tonë.
Do ta shfrytëzoj këtë datë për t’u bërë thirrje të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim përkatësisë etnike apo politike, që ta njohin rëndësinë e këtij momenti. Le t’i lëmë me një anë interesat partiake apo dallimet politike dhe të bashkohemi. Qytetarët e presin këtë nga ne, të gjejmë mënyrë dhe t’u sigurojmë atyre të ardhme evropiane, shoqëri më të mirë dhe progres”, thotë Bujar Osmani, Ministër i MPJ.

MARKETING

RENT A CAR

drita favorit formacioni 64d8e6ef6f9b1
Story i mëparshëm

Drita favorit, formacioni

7 te vrare ne kherson nga sulmet ruse mes tyre nje foshnje 64d8eba4a4fd7
Story i radhës

7 të vrarë në Kherson nga sulmet ruse, mes tyre një foshnje

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë