Një e re që ra tragjikisht drejt vdekjes duke ngjitur një shteg të vështirë malor, i kishte dërguar një mesazh të trishtë nënës së saj, disa momente para rënies fatale.
28 vjeçarja Rebecca Aretini, ra nga një shteg i malit Apuan në luginën e Monte Macina në veriperëndim të Italisë, para të dashurit të saj të tmerruar.
Ajo ishte duke shijuar ekskursionin në rajonin malor të hënën, por në mënyrë ende të paditur kishte rënë nga disa qindra metra, duke vdekur në vendngjarje.
Shërbimet e emergjencës kishin vështirësi në arritjen e terrenit të veshtirë dhe rekuperimin e trupit, edhe erdhën shpejt pas njoftimit për incidentin.
Moti i mbushur me re vështirësoi gjithashtu ndërhyrjen ajrore me helikopterë.
Rebecca jetonte në qytezën Mercatale, në rajonin e Toskanës dhe ishte ekskursioniste e alpiniste e zellshme. Autoritetet ende nuk kanë deklaruar shkakun e rënies së saj tragjike.
Pak para tragjedisë ajo postonte në rrjet lavdërime për pamjet madhështore që ofronte vendi që po vizitonte.
E reja i kishte dërguar foto të panoramave nënës së saj Elisabetta, e cila raportohet se është ende e trazuar për komunikimet me të bijën, duke ditur se ishin momentet e saj të fundit në jetë.
Elisabetta tha e përlotur: “Ajo sapo ishte ktheyr së fundmi nga një ekskursion i ngjashëm me të dashurin në malet e Valle d’Aosta.
“Ekskursioni në Alpet Apuan do të ishte i fundit për ta”.
“Ajo më dërgoi një foto të maleve ku shkruante ‘Mama, sikur ta shihje sa bukur është nga këtu’”.
“Lutem që të mos ketë vuajtur shumë. Ende nuk më duket reale.”
Autoritetet thonë se një hetim është hapur për vdekjen e saj.
Një ditë më parë një i ri humbi jetën gjatë ekskursionit në një kalim të ngjashëm malor në zonën e Vincenza.
Trupi i Andrea Mazzetto u rekuperua më pas me një helikopter.
Raportimet për tragjedi të ngjashme kanë qenë të shumta këtë verë, sidomos me ato të lidhura me pakujdesinë personale në foto nga vende të larta turistike.