Të dielën e ardhshme bota e futbollit do ta mësojë kampionin e ri të saj. Në finale do të ballafaqohet Franca që është kampionë në fuqi dhe Argjentina.
Trajneri i Francës Didier Deschamps menjëherë pas fitores ndaj Marokut ka dhënë një mesazh të fortë për Argjentinën duke thënë se do të japin gjithçka për ta mbrojtur titullin.
“Emocioni dhe krenari. Sot ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Ne kemi një muaj që jemi bashkë me lojtarët, nuk është asnjëherë e lehtë dhe gjithashtu kemi qenë me fat deri tani, lojtarët janë shpërblyer për punën e bërë. Ne do të kërkojmë titullin të dielën”, ka thënë trajneri i Francës, Didier Deschamps.
Finalja Argjentinë-Francë zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:00.