Mesazhet në telefonin e Bardhit, Karamuço: Duan t’ju mbyllin gojën atyre që sulmojnë krimin

October 6, 2024
min lexim

    

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar çështjen e fundit në lidhej me deputetin e PD, Gazment Bardhi të cilit disa ditë më parë i dërguan një mesazh përmes aplikacionit ‘Signal’ që përmban emrat e dy eksponentëve të krimit të organizuar: Ervis Martinaj, i cili është i zhdukur, dhe Erigers Mihasi, i cili ka ndërruar jetë.

Rastin e bërë publik vetë Bardhi, ndërsa ka ngritur shumë pikëpyetje dhe reagime në opinionin publik. Karamuço ka zbuluar detaje mbi hetimet që po zhvillohen në lidhje me këto mesazhe drejt Bardhit.

Ai theksoi se aktualisht janë disa hetime që po ecin paralelisht, duke përfshirë një hetim nga Policia e Shtetit dhe një tjetër nga Anti-Terrori. Sipas tij, këto hetime përfshijnë analizën e IP-ve dhe identifikimin e personave të përfshirë.

“Janë disa hetime që po ecin paralelisht. Është hetim nga Policia e Shtetit, një nga Anti-Terrori, ku është IP-ja, ku është ku person dhe kë ka mbrapa. Informacione ka, por janë të rrugës operative dhe të arrestohen personat konkretë.

Ndërkohë SPAK-u ka vendosur në dispozicion laboratorin më të mirë që ka, me ekspertë shqiptarë dhe izraelitë, për t’i dalë deri në fund kësaj pune. Di t‘ju them që kjo është në vazhdën e asaj që po ndiqen nga ana e botës të së keqes për të shantazhuar, relativizuar, mbyllur gojën për këta njerëz që flasin, me këto sisteme kriminale që kanë përfshirë shumë njerëz.” – tha Karamuço në Euroneës Albania.

Duket se ajo që ka nënkuptuar, është se situata është e ndërlikuar dhe se ka një përfshirje të gjerë të individëve në këto aktivitete kriminale.

Ka qenë kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili ka informuar SPAK për atë që e quan përpjekje kriminale për ta intimiduar përmes dokumenteve të falsifikuara.

Ai i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar.

Mesazhi që ka shkuar në aplikacionin e kreut të grupit të PD-së përmbante fotografinë e disa mesazheve të shkëmbyer në rrjetin SKY ECC, ku në njërin prej tyre, të nisur nga Ervis Martinaj në drejtim të një numri tjetër thuhej “çoji Gaz Bardhit 100 mijë euro te hotel…” dhe ishte nisur në vitin 2021.

Gazment Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qëndrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK.

“Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/ECC që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publik dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor”, tha Bardhi.

Kjo letër iu dërgua kryeprokurorit Altin Dumani dhe në dijeni u vënë dhe ambasadat e SHBA, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

“Gjithashtu, për qëllime publike ju nxis të verifikoni edhe përmbajtjen e rrethanave konkrete të tyre”, shkruhej në letrën drejtuar Prokurorisë së Posaçme.

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kurti u foli bashkëpartiakëve për 9 shkurtin: S’duhet të kemi rivalitet mes veti

Story i radhës

Pamela Anderson elegante me një kostum të bardhë në Festivalin e 20-të të Filmit në Cyrih

Të fundit nga

ShkoLartë