Mesatare e ulët golash, Vllaznia me sulmin më të mirë

October 20, 2024
1 minut lexim

Superliga shqiptare luajti këtë fundjavë javën e 9-të të saj.

Pesë sfida që prodhuan në total 7 gola, për një mesatare prej 1.4 golash në çdo 90 minutësh. Mesatare tepër e ulët, pasi duhet theksuar se në dy sfida nuk u festua asnjëherë.

Përballja më më shumë gola u luajt në Kurbin, aty ku vendasit fituan pikët e para të plota kundër Vllaznisë me rezultatin 3-1. Një gol që nuk shmangu humbjen, por shkodranët kanë sulmin më të mirë të kësaj faze.

Me 12 gola të shënuar deri më tani, peshën më të madhe e ka luajtur Bekim Balaj me 5, duke qënë edhe golashënuesi momental i kampionatit.

Interesante është se tre skuadrat e para kanë shënuar 11 gola, aq sa Teuta e vendit të gjashtë. Renditja e skuadrave përmes golave vijon me Skënderbeun që ka shënuar 10, Elbasani e Tirana me 9 dhe Laçi me 3.

E brishtë në këtë aspakt është Bylis, me vetëm 4 gola të shënuar. Edhe mbrojtja është më e dobët e ballshiotëve, me 13 të pësuar, ndërsa këtë repart e ka më të mirin Elbasani, me vetëm 5 gola të pësuar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Puna nga shtëpia: Pasojat, izolimi dhe kultura e zyrës

Story i radhës

Nesër Ali Ahmeti mbledh Kryesinë qendrore

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë