Mes polemikave, mbyllet në barazim sfida mes Skënderbeut dhe Vllaznisë

February 25, 2022
1 minut lexim

Në një sfidë të tensionuar dhe plot episode, java e 22-të e Superiores nis me një ndeshje emocionuese por pa fitues në fund.

Skënderbeu që po lufton për mbijetesën arriti të shmangte humbjen teksa barazoi 2:2 me Vllazninë në Korçë por absolutisht që vendimet arbitrale janë shumë të diskutueshme.

Klubi i detyrohet 1 miliardë Euro, e pamundur që Abramovich të largohet nga Chelsea
Ndeshja nisi shumë mirë për korçarët që gjetën në 24’ menjëherë avantazhin me golin e Ardit Nikajt i cili nuk festoon në golin e tij të parë sezonal.

Gjithsesi, Vllazni e merr veten dhe rrit presionin teksa në 41’ arrin të gjejë golin e barazimit me Da Silvan, gol që nervozon tifozët vendas. Këta të fundit sërish hedhin sende duke goditur arbitrin anësor.

Vllaznia e nis vrullshëm pjesën e dytë dhe menjëherë gjen avantazhin me Mustedanagiç, goleadorin e shkodranëve në këto ndeshjet e fundit, me ndeshjen që duket sikur merr rrjedhën e fitores së miqve.

Në minutën e 77’ ndodh dhe episodi shumë i diskutuar, penallti për Skënderbeun që qëndronte por arbitri tregon kartonin e kuq ndaj Zogoviç i cili tërbohet duke ofenduar dhe gjyqtarin.

Kapiteni Zguro gjuan dhe nuk gabon nga penalltia duke shënuar dhe golin e barazimit 2-2 që është dhe rezultatin final i ndeshjes, shumë të tensionuar në Korçë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Armë dhe municione, policia i mësyn banesën, 38-vjeçari në Kamzë bën rezistencë

Story i radhës

Angelina Jolie shpreh shqetësimin për njerëzit në Ukrainë: Është jetike që të bëhet gjithçka që është e mundur për të mbështetur ata që ikin nga shtëpitë e tyre

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë