Pas gjashtë viteve te Ballkani, Edvin Kuç ka vendosur t’i ndajë rrugët me kampionin e trefishtë të Kosovës në futboll. Një vendim të tillë Kuç e ka cilësuar tejet të vështirë.
Kuç ka deklaruar se po përballet me emocione të forta sepse ishin gjashtë vite të mrekullueshme në futbollin kosovar.
Kuç: Po luftoj me emocionet, largimi nga Ballkani i vështirë
“Ishte moment shumë i vështirë, nuk munda të durojë dhe të luftojë me emocionin, normalisht gjashtë vite këtu më të gjitha këto momente të mira dhe të vështira që i kam kaluar, normal që gjashtë vite nuk është pak dhe jam lidhur shumë me këtë qytet, me këta njerëz dhe më ka kanë ndihmuar shumë dhe më kanë pritur që nga dita e parë dhe jam ndjerë si në shtëpinë time, jo vetëm mua po edhe familjen time”, theksoi Kuç.
Sa i përket arsyeve të largimit, Kuç ka theksuar se vlerësoi se ishte koha e duhur për të ndryshuar ambient dhe për të provuar diçka të re. Kjo edhe për shkak të moshës që ka.
Kuç: Është koha për të provuar diçka të re
“Unë jam 30 vjeçar dhe kam menduar shumë gjatë çfarë të bëj sepse kur ke disa vite në futboll edhe koha nuk të pret. Normal tani kam menduar se kam dëshirë të shkoj si kampion, si fitues i të gjitha këtyre trofeve dhe mendoj që ka ardhur momenti për të provuar diçka tjetër, për një aventurë të re. Normal, mosha që kam, duhet të mendojë edhe për ekzistencën edhe sepse kur je njeri familjar, duhet të mendosh edhe për familjen”, shtoi Kuç.
Klubi i ri tashmë është zgjedhur nga reprezentuesi malazez. Kuç do të shkojë në Azerbajxhan tek Neftchi Baku
Kuç: Neftchi Baku është skuadra ime e re
“Me shumë mundësi në Azerbajgjan, tek Neftchi Baku. Ata kishin shprehur interesim edhe në janar, tani me klubin vendosëm që qëndrojë deri në verë sepse kishim pak mungesa të lojtarëve dhe tani ka përfunduar kontrata dhe shkoj atje si lojtar i lirë”, theksoi Kuç.
Burimi: botasot.info