Mes dy djemve, Rrushja merr vendimin se me cilin do të vazhdojë rrugëtimin e saj në “Për’puthen”

April 24, 2022
1 minut lexim

Në “Prime-in” e mbrëmshëm, konkurrentja nga Kosova, ka marrë një vendim se me kë do të vazhdojë rrugëtimin e saj në emision.

Rrushja ka kohë që është gjendur mes dy pëlqimesh.

Kristo dhe Astriti janë dy djemtë që Rrushes i duhej të zgjidhte njërin.

Ajo pranoi se asnjëri nuk e ka plotësuar dhe nuk i ka vjedhur zemrën, Rrushja u shpreh se Kristos i trembet për shkak të xhelozisë.

Kështu ajo zgjodhi të ndërpriste takimet me të dhe të vazhdonte njohjen me Astritin.

“Kam shumë siklet sepse nuk e kisha menduar asnjëherë. Shpresoj që keni për të më kuptuar dhe mos të lëndoheni. Uroj mos të jem duke gabuar. Unë kam menduar dhe nuk jam ende e sigurt me veten time por…Kristo, je shumë i mirë! Jam shumë në siklet dhe nuk më ka ndodhur asnjëherë. Të kam shumë xhan, kam kaluar mirë dhe keq me ty. Por, deri tani nuk jam e vendosur me asnjërin. Të kam thënë se frikën e kam nga ti nga xhelozia e tepërt, ndoshta jam duke gabuar dhe shumë gjëra ndryshojnë! Më ke dhënë energji të mirë por kam patur frikë mos më del ndryshe dhe shpesh këto dyshime më kanë dalë. Më pëlqen qetësia dhe mënyrën si shprehesh. Nuk jam e plotësuar nga asnjëri por Kristo më ka dëshpëruar shumë. Ndoshta mund të kisha dalë e përputhur por nuk kam besim. Përfundimisht takimet do i ndërpres me Kriston. Më fal!!”,  u shpreh Rrushja.

Kristo la emisionin pasi shprehu se ai vazhdonte qëndronte aty për Rrushen.

Anën tjetër, Astriti u deklarua për Rrushen.

“Ky është momenti më i bukur që më ka ndodhur në jetën time. Kam marrë një vendim. Do të rri vetëm për ty në program dhe dua të të njoh vetëm ty. Ky është deklarimi im për ty”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Do të largohet nga Chelsea

Story i radhës

Ukraina përsërit thirrjen për armëpushim të Pashkëve

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë