Prokurorja malazeze që po heton masakrën në Cetinjë Andrijana Nastiq raportoi se 9 persona janë gjetur të vdekur në vend.
Ndërkohë, siç tha ajo për televizionin Vijesti, nga Qendra Klinike e Malit të Zi kanë marrë informacion se dy persona të tjerë kanë humbur jetën pas plagëve.
Sot në Cetinje u qëlluan për vdekje 11 persona, bashkë me vrasësin, të cilin, siç tha Nastiq, e vrau një bashkëqytetar.
Sipas informacioneve të Vijestit, bëhet fjalë për shtetasin N.K nga Cetinja.
Nastiq shtoi se gjashtë persona janë duke u trajtuar, dy në Cetinje dhe katër në Qendrën Klinike.
“Nga 11 personat që vdiqën, dy janë fëmijë. Rasti është duke u hetuar,” tha Nastiq për televizionin Vijesti.
Tridhjetë e katër vjeçari Vuk Boriloviq ka vrarë sot 10 persona në Cetinje dhe më pas është vrarë. Siç mësoi Vijesti, ai ka qëlluar disa persona në afërsi të vendbanimit të tij.
Tv Vijesti raportoi, duke iu referuar dëshmitarëve okularë, se sulmuesi fillimisht vrau fqinjen dhe fëmijët e saj, pas së cilës telefonoi bashkëshortin e të vrarës dhe i tha se çfarë kishte bërë.
Më pas, sipas të njëjtave burime, ai ka vazhduar sulmin duke qëlluar në drejtim të fqinjëve dhe kalimtarëve.