Kancelari gjerman Friedrich Merz ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, duke e cilësuar atë një sulm ndaj shoqërisë dhe vlerave mbi të cilat ndërtohet Gjermania.
Në një postim në rrjetin social X, Merz tha se qindra mijëra njerëz ishin mbledhur në paradë për të festuar në mënyrë paqësore, me mesazhe mirëkuptimi dhe tolerance.
“Ky është një sulm ndaj shoqërisë sonë”, u shpreh kancelari, duke shtuar se Gjermania do të mbetet një vend i hapur dhe liridashës dhe se këto vlera do të mbrohen.
Merz shprehu solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa autoritetet, sipas tij, do të hetojnë ngjarjen dhe do t’i ndjekin penalisht përgjegjësit me ashpërsinë më të madhe.
Burimi: botasot.info


