Hollie Shearer, vajza e legjendës së futbollit anglez Alan Shearer, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me yllin e ragbit të Anglisë, Joe Marchant.
Këngëtarja dhe sportisti zhvilluan një ceremoni ligjore intime, duke zyrtarizuar lidhjen e tyre pas disa vitesh romancë.
Lajmin e lumtur e ndanë me ndjekësit përmes rrjeteve sociale, ku publikuan fotografi nga dita e veçantë.

Hollie Shearer dhe Joe Marchant
Çifti pritet të organizojë edhe një ceremoni më të madhe festive në një datë të mëvonshme, ku do të marrin pjesë familjarë dhe miq të afërt.

Hollie Shearer dhe Joe Marchant
Burimi: botasot.info


