Dries Mertens ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.
Mertens ka kontratë me Napolin deri në qershor të këtij viti, ndërsa rinovimi ende nuk është arritur.
Ai po kërkohet nga disa klube, por dëshira e tij mbetet të qëndrojë te ‘napolitanët’.
“Nuk e di ku do të luaj. Do të doja të qëndroja në Napoli”, tha Mertens.
35-vjeçari është i lidhur me një transferim te Roma dhe Lazio, por ai u përgjigj:
“Nuk ka oferta për momentin, së shpejti do të di të ardhmen time”, përfundoi ai.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e belgut.