Merrnin mijëra euro për leje ndërtimi dhe bënin favorizime, GJKKO jep masën e sigurisë për 4 zyrtarët e bashkisë Dimal

February 18, 2023
min lexim

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rikonfirmoi masat e sigurisë për shumicën e zyrtarëve të Bashkisë së Dimalit. Kështu, togat e zeza të GJKKO-së, lanë në arrest me burg, Altin Palin, Drejtor i Zyrës së Urbanistikës; Arben Guraj, Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve; Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare dhe Arjan Demiraj, inxhinier pranë kompanisë.  Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës mbetet në arrest shtëpie siç ishte përcaktuar një masë e tillë në mungesë, ndërsa ndryshon masa për Agim Çunin, Specialist i Emergjencave, nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Zyrtarët u arrestuan me dyshimet se kanë abuzuar me lejet e ndërtimit, ndërsa i jepnin kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro. Sipas SPAK, ata i impononin qytetarët që ndërtime të caktuara në terren të bëheshin pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë, duke favorizuar kështu kompani të caktuara të ndërtimit. SPAK arriti në këto përfundime pas hetimeve që zhvilloi lidhur me denoncimin e bërë nga Petrit Baho.

Ky i fundit në një denoncim të bërë në 25 Nëntor 2020, deklaroi se prona e tij iu shkatërrua nga fadromat e bashkisë në 23 Nëntor 2020 me pretendimin se do bënin lulishte, por më pas bashkia i ka dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në pronën e tij. Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë, nuk  kanë pasur si qëllim zgjerimin e  hapësirave publike, por të favorizonin personin tjetër, me të cilin kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie.

Personat e arrestuar janë: Altin Pali (Arrest me burg), Drejtor i Urbanistikës! I Akuzuar për “Shpërdorim detyre”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Vali Jançe (Arrest shtëpie) Shefe e Urbanistikës në kohën e kryerjes së veprës penale. E akuzuar për “Shpërdorim detyre”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Agim Cuni (Arrest shtëpie), aktualisht specialist te Emergjencat, ish Shefi i IKMT në kohën e kryerjes së veprës penale! Akuzohet për ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Arben Guraj (Arrest me burg), Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve. I Akuzuar për “Shpërdorim Detyre”. Arjan Demiraj (Arrest në burg), inxhinier pranë një shoqërie tregtare! I dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të Ndikimit të Paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Vait Koshi (Arrest në burg) ekonomist, menaxher i një shoqërie tregtare. I akuzuar për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Stërmbesa e Skënderbeut e këndon Adem Jasharin

Story i radhës

Media greke, jehonë Big Brother Vip Albania shënjestrojnë produksionin: Nuk ndodh askund tjetër kjo gjë!

Të fundit nga

ShkoLartë