Merret në pyetje nga policia djali i një ish-funksionari të lartë, mësohen identiteti i tij

December 29, 2024
1 minut lexim

Është arrestuar djali i një ish-funksionari të lartë në Maqedoni. Bëhet fjalë për një person me inicialet Q.B., i cili është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Zbulim i sekretit zyrtar.”

Gjatë bisedës, të akuzuarit i është konfiskuar telefoni mobil, ndërsa policia ka ndërmarrë edhe masa të tjera në kuadër të hetimit.

“Personi për të cilin po pyesni u arrestua më 28.12.2024, gjatë së cilës në stacionin policor u zhvillua një bisedë zyrtare në lidhje me veprën penale Zbulimi i sekretit zyrtar. I është konfiskuar telefoni mobil, dhe më pas, me udhëzim të Prokurorisë Publike, personi është liruar,” tha zëdhënësi i MPB-së, Goce Andrevski, për TV21.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Grenell për misione të veçanta”/ Driton Tali komenton deklaratën e profesorit Charles Kupchan dhe ndikimin tij në Kosovë!

Story i radhës

Ronaldo e quajti kampionat të dobët, Liga franceze i përgjigjet

Të fundit nga

ShkoLartë