Merrej me ndërtimtari, shkupjani gjendet i vdekur në vendin e tij të punës

Shkup, 4 Dhjetor – Një shkupjan 40-vjeçar, që merrej me ndërtimtari, ka ndërruar jetë në vendin e punës. MPB njofton se me urdhër të Prokurorisë është kryer autopsi ndërsa trupi i pajetë më pas i është dorëzuar familjes.

 

“Me datë 03.12.2022 në ora 09:00 në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Orce Nikolov” është gjetur i vdekur V.L.(40) nga lagja Ilinden në Shkup, punëtor në një ndërmarrje ndërtimore në Shkup. Vdekjen e ka konstatuar ekipi i Emergjencave Mjekësore, ndërsa hetimet i kanë kryer ekipi i SPB-Shkup dhe Inspektorati i Punës. Me urdhër të Prokurorit Publik ndaj trupit të të ndjerit është bërë autopsi, e më pas i është dorëzuar familjes për varrim”, thonë nga MPB.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

COVID-19 në vend, 17 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orvë të fundit

Story i radhës

Për shkak të protestës, nesër në disa rrugë të Shkupit do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni

Të fundit nga