Merr vendimin drastik për sulmuesin anglez

1 minut lexim

Xhejdën Sanço do të stërvitet larg pjesës tjetër të skuadrës së parë të Mançester Junajtidit, ndërsa ai përpiqet të mbyllë mosmarrëveshjen me trajnerin Erik ten Hag, ka njoftuar klubi.

Sulmuesi e futi veten në telashe me teknikun holandez, duke e quajtur menaxherin e tij gënjeshtar për faktin se ai u la jashtë skuadrës për t’u përballur me Arsenalin në fillim të këtij muaji, pasi Ten Hag tha se nuk ishte stërvitur mirë.

Anësori 23-vjeçar e ndezi më tej situatën duke pretenduar se ishte një kokë turku i trajnerit. Sanço dhe Ten Hag zhvilluan bisedime të hënën dhe lojtari fshiu postimin fyes dy ditë më vonë, gjë që u pa si një hap pozitiv.

Drejtori sportiv, Xhon Murtaf, gjithashtu ka punuar shumë për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes dyshes me mbështetjen e shefit ekzekutiv të klubit, Riçard Arnold.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lëvizja Demokratike: Konzistent me reagimet tona të mëhershme, përkrahim fuqishëm protestën qytetare kundër abuzimit në Deponinë Drislla

Story i radhës

Kovaçevski: Nga ne varet sa shpejt do t’i bëjmë reformat

Të fundit nga