Pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta, kjo fundjavë solli ato tipike të Nëntorit. Vranësirat kanë përfshirë thuajse gjithë vendin.
“Kemi pasur një rënie me rreth 3 gradë celcius të temperaturave të ajrit. Nga 22 që ka shënuar java, pritet që kjo fundjavë pritet që maksimumet të mos i ketë më shumë se 19 gradë celcius, që janë temperatura tipike të muajit nëntor”,– tha meteorologu Hakil Osmani.
Fillimjava do të rikthejë orët me diell të ngrohtë, por nga e enjtja pritet të nisin shirat në të gjithë territorin, përfshirë edhe zonat veriore.
“Pritet të kemi reshje shiu të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe duke filluar nga dita e enjte duke përfshirë edhe fundjavën tjetër. Do të kemi herë pas here edhe rrebeshe shiu, sigurisht do kemi reshje në zonat veriore çka ndihmon në nivelin e kaskadave.”
Muaji nëntor pritet të mbyllet kryesisht me temperatura tipike për stinën, megjithatë nuk do mungojnë dhe ditët e ngrohta me diell.