Merr flakë pylli në Priskë, zjarret në Tiranë u vunë me dashje

March 27, 2022
1 minut lexim

Mali i Priskës është pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit dhe ndodhet në lartësinë 1350 metra mbi nivelin e detit.

Prej dy ditësh pjesë të tij po digjen nga flakët, që sipas kreut të Shërbimit të Zjarrfikëses së Tiranës, zotit Shkëlqim Goxhaj, është zjarrvënie e qëllimshme, një vepër penale, që dënohet nga 5-20 vjet burg.

I kanë vënë vetë, se duan të hapin kullota. Po është krim të dëmtosh një zonë të tillë turistike, që vizitohet në çdo stinë të vitit. Unë vij çdo fundjavë këtej. Të ketë shtet nuk guxon kush të bëjë një gjë të tillë”, thotë qytetari.

4 mjete dhe 40 forca zjarrfikëse janë angazhuar për vënien nën kontroll të flakëve, që janë drejt shuarjes.

Nazmiu ka 40 vjet që punon si bari. Prej gati 1 viti i kullot bagëtitë në zonën e Priskës.

“E shikoni çfarë po bëhet? U bë 4-5 herë që digjet ai mal. Ky shpat nuk është për kullotë. Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë këtë, që t’i vihet zjarri për kullotë. Përkundrazi djegia e dëmton kullotën. Jam 60 vjeç dhe nuk kisha parë ndonjëherë kështu. Nuk di të them se kush mund t’i vërë këto zjarre. Mund të jenë nga pakujdesia, pi cigare dhe flak pa problem dhe pa I matur pasojat. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë që të arrestohet dhe të burgoset njëri për këto dëmtime. Kur isha në ushtri, ndodhi që pamë një vatër zjarri. U kthyem nga rruga dhe u mobilizuam me lopata, duke e vënë shpejt nën kontroll zjarrin, jo si sot që digjen më ditë”, shprehet bariu Nazmi Deliu.

Deri më sot dënimet për zjarrvënie të qëllimshme, kanë qenë të pakonsiderueshme, megjithëse policia çdo vit arreston persona, që e kryejnë këtë vepër penale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse disa çifte ndahen edhe nëse dashurohen ende?

Story i radhës

​Nuk ka të lënduar nga djegia e autobusit në Hajvali

Të fundit nga

ShkoLartë