Automjeti i një turisti gjerman në Përmet ka marrë flakë te pjesa e baterisë mbrëmjen e së dielës.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri u shkaktua si pasojë e një shkëndije elektrike në bateri.
Menjëherë, në vendin e ngjarjes shkruan shërbimet e Policisë Përmet dhe shërbimet e zjarrfikëses. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga zjarri në automjet nuk ka asnjë person të dëmtuar pasi turisti dhe bashkëshortja e tij ndodheshin jashtë automjetit.