Merr flakë kasollja me jonxhë dhe bagëti në Maliq, zjarrfikëset në vendngjarje

1 minut lexim

Një kasolle me jonxhë dhe bagëti është përfshirë nga flakët në fshatin Shëngjergj të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse dhe aktualisht zjarri është vënë nën kontroll.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se banori që kishte në pronësi këtë kasolle mbante dengje me jonxhë dhe disa bagëti.

Kasollja fatmirësisht ka qenë larg zonave të banuara dhe zjarri nuk ka sjellë probleme përveç disa dengjeve me jonxhë, pasi bagëtitë kanë mundur t’i nxjerrin.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Story i mëparshëm

“BESA” dhe “ZNAM” konfirmuan kandidatët për ministra / DPMNE nesër finalizon propozimet, fundjavën tjetër votohet Qeveria e re

Story i radhës

Agim Hetemi: Në Shkup Ali Ahmeti me Frontin Europian feston 25 vjetorin e Kosovës së lirë, kurse VLEN heshtë sikur VMRO e LSDM

Të fundit nga